Site icon Telegrafi

Prizren-Një femër niset për në shkollë dhe nuk kthehet më në shtëpi

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se vajza e tij kishte shkuar në shkollë dhe pas orarit të mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:20, në Prizren.

Siç thuhet në raport, kjo është hera e dytë e largimit të saj.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se vajza e tij, femër kosovare kishte shkuar në shkollë dhe pas orarit të mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi, kjo është hera e dytë e largimit të saj. Njësit policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version