Një punëtor është lënduar ditën e enjte në vendin e tij të punës.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Novak të Prizrenit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte lënduar në vendin e punës. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Telegrafi/