Të martën, sot, është gjetur një person i vdekur në Kalanë e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i cili ka thënë për Telegrafin se viktima është gjetur rreth orës 17:00 në vendin e ashtuquajtur “Pasha Qeshme”.
“Viktima sipas informatave të para është rreth moshës 60 vjeçare, por nuk dihet saktë pasi nuk ka asnjë dokument të identifikimit. Viktima është e gjinisë mashkullore”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/