Një 59 vjeçar ka tentuar ta vrasë vajzën e tij gjatë ditës së enjte në Prizren, duke shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të saj.
Vrasjen e ka parandaluar djali i tij, i cili ka arritur t’ia marrë me forcë armën e zjarrit.
“Më datë 14 prill 2023, rreth orës 07:00, në fshatin Randobravë, KK Prizren, një person i dyshuar (N. H. 59 vjeç), pas një konflikti verbal me familjarët e tij ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A. H. 31 vjeçe). Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë t’ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia”, njofton Policia, transmeton Telegrafi.
Policia njofton se i dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar Policinë se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk ishte në dijeni nëse e ka vrarë apo jo, ndërkaq në ndërkohë është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren.
“Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. Por, në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar”, thuhet në njoftim.
Më tej, në komunikatën e bërë për media thuhet se, nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/