Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur me aftësi të kufizuara.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dy armë të zjarrit të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/