Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një kafiteri, pastaj i njëjti ka kanosur edhe zyrtarët policorë.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Njësitet policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një thikë. Të njëjtit i është ofruar edhe ndihma mjekësore dhe me sugjerimin e mjekut dhe në konsultim edhe me prokurorin, i dyshuari dërgohet në repartin e psikiatrisë në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/