Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të premtën rreth orës 10:00, në Prizren.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator me 3 fishek”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/