Policia e Kosovës raporton se në fshatin Landovicë të Prizrenit ka arrestuar një mashkull dhe një femër të cilët kanë kryer vjedhjen e një portofoli nga një femër.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Sipas viktimës në portofol kishte 205 euro. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/