Ish-femra më e bukur në botë ende nuk na lë indiferentë
Aktorja Priyanka Chopra është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj Nick Jonas në premierën e “Citadel” në Londër mbrëmjen e djeshme.
Si gjithmonë, ish-miss bota dukej mahnitëse dhe elegante.
Për këtë rast ajo ka veshur një fustan të kuq me prerje sirene, i cili i ka theksuar në mënyrë të përsosur linjat e trupit të saj, transmeton Telegrafi.
Sateni i kuq nga i cili ishte punuar fustani ishte një hit, sepse bukuroshja zeshkane ra në sy në morinë e kombinimeve të veshjeve.
Ajo që ka kënaqur shumë kur bëhet fjalë për këtë fustan është dekolteja dhe mëngët e rëna që i kanë dhënë një prekje të veçantë.
Priyanka nuk e teproi me bizhuteritë, por na la të kuptojmë se fustani flet vetë, ndaj kishte veshur vetëm dy unaza dhe vathë të varur.
/Telegrafi/