Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte privuar nga liria një femër.
Arrestimi i tij ka ndodhur të premten, rreth orës 18:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka privuar nga liria viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/