Telegrafi

Pritjes i vjen fundi, Joshua konfirmon përballjen me Wilder

Boksieri britanik, Anthony Joshua ka konfirmuar të premten mbrëma se do të ndeshet me Deontay Wilder në dhjetor të këtij viti në Arabinë Saudite.

Tifozët e boksit janë të kënaqur kur shohin ish-kampionët Joshua me rekord 25 fitore (22 me nokaut) dhe 3 humbje dhe Wilder me 43 fitore (42 me nokaut), 2 humbje dhe 1 barazim të takohen në një ndeshje të kërkuar prej kohësh.

Njerëzit kanë folur për dëshirën për të parë Joshua dhe Wilder duke luftuar mes vete që nga viti 2015, dhe është e pabesueshme që është dashur kaq shumë kohë për të realizuar përfundimisht këtë ‘luftë’.

Lexo po ashtu Anthony Joshua "mashtron" fansat e tij për duelin e tij të radhës

AJ Konfirmon meçin me Wilder

Boksieri anglez ka konfirmuar me anë të një video në rrjetet sociale meçin me amerikanin 37-vjeçar.

“Kjo është ajo që po ndodh. Është lajm publik; ju e dini se çfarë po ndodh. E konfirmojmë për në dhjetor”, ka thënë Joshua për KayPhysical në lidhje me luftimin e tij me Wilder në Arabinë Saudite në dhjetor.

Joshua ka nevojë për mentalitetin vrasës që ai kishte më herët në karrierën e tij që ai të kishte një shans për të mposhtur Wilder.

Në luftën e fundit të Joshua kundër Jermaine Franklin, ai dukej i frikësuar të sulej dhe i strukur kur amerikani tentonte goditjet.

Wilder dukej po aq i rrezikshëm sa kurrë në luftën e tij të fundit, duke e mposhtur Robert Helenius me nokaut në raundin e parë tetorin e kaluar në Brooklyn të New York. /Telegrafi/