Të enjten, më 24 gusht, do të zhvillohet ndeshja e yjeve të ndryshme nga Kosova në kujtim të legjendës së ndjerë të basketbollit botëror, Kobe Bryant. Ndeshja do të zhvillohet në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë.
“3×3 Prishtina” ka organizuar një ndeshje përkujtimore për Kobe Bryant, duke ftuar yje të ndryshme nga sporti, arti, politika dhe bota e televizionit.
Kjo ndeshje është cilësuar si ‘ndeshja e yjeve’ dhe janë mbledhur mbi 20 personalitete të njohura nga fusha të ndryshme.
Kapitenë të skuadrave janë zgjedhur basketbollisti i njohur, Erjon Kastrati dhe ish-basketbollistja, tani prezantuesja Ulpiana Emra.
Në ekipin e Kastratit do të jenë emra të njohur si Blerim Krasniqi, Arbnor Rifati, Bardh Krasniqi, DJ First, Artan Qerkini, Granit Rugova, Arbnore Përquku, Teuta Abdullahu, Blerand Stavileci, Edmond Azemi dhe Drilon Hajrizi.
Në skuadrën e Emrës bëjnë pjesë Saranda Daci, Artan Thaqi, Shpat Deda, Përparim Rama, Kushtrim Mushica, Adrian Berisha, G Fajter, Edona Thaqi, Falecia Poter dhe Mentor Shuki.
Kjo ndeshja do të zhvillohet sikurse ndeshjet normale me katër çerekë, ku nga ora 19:00 është hapja me muzikë, ndërsa në ora 19:15 është prezantimi i lojtarëve dhe 19:30 drafti.
Në ora 19:45 është ngrohja para ndeshjes, ndërsa nga ora 20:00 fillon ‘ndeshja e yjeve’ dhe pas përfundimit është ceremonia, ku zgjidhet MVP i ndeshjes dhe pastaj ‘after party’.
Trajnerë të ekipeve do të jenë Sarah Kustok, Resmije Juniku, Arben Krasniqi dhe Brian Kriftcher.
Rregullat e lojës: Çdo çerek përfundon kur një ekip shënon 24 pikë. Nëse dy ekipet fitojnë nga dy çerekë atëherë zhvillohet çereku i pestë apo vazhdimi ku fitues shpallet ekipi që shënon 8 pikë.