Site icon Telegrafi

Pritje speciale për dy talentet kuqezi nga shokët e Kombëtares

Liridon Latifi dhe Eros Grezda janë dy prurjet e reja të trajnerit Gianni De Biasi në Kombëtaren kuqezi.

Mesfushorët që ishin pjesë e Shpresave, tashmë do të kenë mundësinë të luajnë me përfaqësuesen e madhe. Pritja që iu është bërë dje dy lojtarëve më të rinj të Kombëtares nga shokët e skuadrës ka qenë speciale.

Gjatë momentit kur ekipi kuqezi ishte duke ngrënë darkën, Grezda dhe Latifi janë duartrokitur dhe motivuar nga shokët e skuadrës. Një moment emocionues, i veçantë dhe që do të jetë i paharrueshëm për dy talentet e Shqipërisë, Eros Grezda dhe Liridon Latifi, newsport.

Ai që ka shpërndarë më pas fotot në rrjetet sociale ka qenë Berat Gjimshiti. Atmosfera në Kombëtare është super pozitive!

Exit mobile version