Telegrafi

Pritje madhështore për Mozzikun në Ferizaj: Mbrëmë thyem rekorde

Hip hop ylli Mozzik, bashkë me Loredanën dhe Getinjon, performuan për herë të parë pas shumë kohësh në Kosovë.

Ishte Diamonds Club në Ferizaj që ka marrë përgjegjësinë e organizimit të një prej koncerteve që u prit më së shumti në Ferizaj.

Pavarësisht kontestit me On Records, Mozzikut duket se i ishte garantuar siguria gjatë performancës në Ferizaj, ku ai bashkë me të dashurën e tij, Loredanën, dhe vëllain reper, Getinjon, krijuan atmosferë të mrekullueshme.

Pritja për treshen ishte madhështore në Ferizaj, pasi ky nuk ishte vetëm rikthim në skenë, por rikthim në vendin ku Mozzik e Getinjo u rritën.

Dhe, në një postim në rrjetin social Instagram, Mozzik nuk hezitoi të thotë se ka thyer rekorde.

“Ferizaj na keni bo me flatra. Iu jemi falënderues gjithë jetën. Kërkojmë falje atyre që kanë mbetur jashtë. Mbrëmë thyem rekorde në Ferizaj”, u shpreh reperi.

Mozziku dhe Loredana pritet të nisin një turne të madh të përbashkët gjatë verës. /Telegrafi/