Golden Eagle dhe Gjiko kanë vazhduar bashkëpunimin fuqishëm duke e bartur atë në një turne të jashtëzakonshëm.
Ishte hip hop superylli që nënshkroi një bashkëpunim muaj më parë me top brendin e pijeve energjike.
Marrëveshja përfshiu shkarkimin falas të albumit duke blerë pijen e famshme energjike të Golden Eagle me skanim të kodit QR.
Por, suksesi i madh i mixtape “Energjiko” në bashkëpunim me Golden Eagle bëri që sensacioni të bartet në një turne në mbarë vendin.
Ky turne filloi në kryeqytetin historik në Prizren, ku qindra adhurues u takuan me reperin e tyre të preferuar falë pijes së tyre të preferuar.
Reperi performoi hitet më të mëdha të tij të kohës një zëri me adhuruesit e tij.
Prej Prizrenit, ai vazhdoi në qytetin e Golden Eagle, në Suharekë ku natyrisht se pritja ishte po ashtu mjaft e zjarrtë.
Ky turne vazhdon në ditë në vijim në mbarë vendin dhe tashmë pritja për reperin është mjaft e madhe. /Telegrafi/