Telegrafi

Pritja spektakolare e Donnarummas në kohën shtesë që e shpëtoi Milanin (Video)

Gianluigi Donnarumma është treguar edhe njëherë vendimtar për Milanit.

Portieri i talentuar italian ka treguar edhe njëherë klasin dhe talentin që ka për t’u bërë një portieri i madh në të ardhmen.

Pas paraqitjeve superiore të njëpasnjëshme erdhi edhe paraqitja e mirë ndaj Juventusit në derbin e javës së nëntë në Serie A.

Lexo po ashtu 18-vjeçari i Milanit i shënon gol ëndrrash ‘supermanit’ Buffon (Video)

Për të vërtetuar talentin e tij më së miri ka shërbyer një super-pritje e bërë në minutat shtesë të ndeshjes.

Donnarumma ka pritur goditjen e fuqishme nga distanca të Sami Khediras, goditja kjo që në fund e shpëtoi Milanin nga barazimi dhe ia dhuroi tre pikë. /Telegrafi/