Gianluigi Donnarumma është treguar edhe njëherë vendimtar për Milanit.
Portieri i talentuar italian ka treguar edhe njëherë klasin dhe talentin që ka për t’u bërë një portieri i madh në të ardhmen.
Pas paraqitjeve superiore të njëpasnjëshme erdhi edhe paraqitja e mirë ndaj Juventusit në derbin e javës së nëntë në Serie A.
Për të vërtetuar talentin e tij më së miri ka shërbyer një super-pritje e bërë në minutat shtesë të ndeshjes.
Donnarumma ka pritur goditjen e fuqishme nga distanca të Sami Khediras, goditja kjo që në fund e shpëtoi Milanin nga barazimi dhe ia dhuroi tre pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FutAdelantado/status/789935014649720834