Site icon Telegrafi

Pritja po merr fund, Era Istrefi tregon datën e rikthimit në muzikë me projektin e ri “Bebe”

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Megjithatë pritja duket se është gati të marrë fund, pasi këngëtarja është tashmë në proces e sipër të përfundimit të këngës së saj më të re, “Bebe”.

Lajmin e ka konfirmuar vet ajo përmes publikimit të ‘trailer’-it të klip, në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Kënga duket se do të jetë në gjuhën angleze, pasi këngëtarja nga Kosova prej vitesh llogaritet si pjesë e tregut ndërkombëtar të muzikës.

Istrefi ka bërë të ditur se kënga “Bebe” do të publikohet më datë 31 të këtij muaji.

Ajo njihet për një numër të suksesshëm bashkëpunimesh me emra internacionalë, teksa duket se pas “letargjisë” së madhe, ka ardhur koha e ri-zgjimit për të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version