Telegrafi

Pritja e madhe e tifozëve për Realin jashtë stadiumit (Foto/Video)

El Clasico është derbi më i madh në botën e futbollit.

Në këtë takim rëndësi të veçantë luajnë edhe tifozët, të cilët bëjnë çdo gjë që të motivojnë lojtarët para ndeshjes.

Këtë gjë më së miri e tregojnë edhe skenat kur tifozët e Real Madridit ishin mbledhur jashtë Santiago Bernabeut dhe në brohoritje dhe duartrokitje pritën autobusin e skuadrës.

Një gjë është e sigurt, mysafirët katalunas do të përballen me një atmosferë madhështore. /Telegrafi/