Shitjet e konzollave të reja tashmë kanë filluar.
Ishte kaq e rëndësishme për një djalë nga Kalifornia që të ishte ndër pronarët e parë të konsolës, saqë ai priti në radhë për PlayStation 5 për 36 orë të pabesueshme, transmeton Telegrafi.
Tyler Lopett u rreshtua në Dublin, Kalifornia në orën 20:00 të mërkurën, për të qenë i pari në radhë kur dyqani hapet për aksionin e ‘Black Friday’, raportuan mediat amerikane.
Siç deklaroi ai vetë, ai ndjeu “lehtësim të madh” kur më në fund bleu konsolën.
“Vetë tastiera është e mjaftueshme, por tani që jam edhe në lajme, është edhe më mirë”, tha Tyler me konsolën PS5 në duar. /Telegrafi/
Tyler Lopez got to @GameStop at 8pm on WEDNESDAY to be first in line for the PS5. The doors just opened here — and he got it! One of only two sold at this location. #BlackFriday pic.twitter.com/MHA6I039cr
— Liz Kreutz (@LizKreutzNews) November 27, 2020