Telegrafi

Pritet të votohet për impeachment ndaj kryetarit Ivanov

Në kuadër të mbledhjes së 105-të të kuvendit të Maqedonisë, që është vazhduar disa herë, sot duhet që të përfundojë dhe të votohet për përgjegjësinë e kryetarit Gjorge Ivanov, në lidhje me vendimin për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së konsiderojnë se kryetari duhet të mbajë përgjegjësi për vendimin e tij dhe se duhet që të tërhiqet, ndërkaq deputetët e OBRM-PDUKM-së konsiderojnë se nisma e opozitës është e pabazë. Debati vazhdon./Telegrafi/