Telegrafi

Pritet të vazhdojë bashkëpunimi radio-difuziv Maqedoni – Bullgari

Angell Angellov, Ambasadori i sapo emëruar bullgar në Shkup e vizitoi sot Agjencinë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA).

Në takim me udhëheqësinë e ASHMAA-së, ai bisedoi për përparimin e bashkëpunimit në sferën e audiovizuele, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, u bisedua për Marrëveshjen e bashkëpunimit të vitit 2014 ndërmjet dy shërbimeve radio-difuzive të të dy shteteve, si edhe për vazhdimin e të njëjtës, përfshi zbatimin e plotë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit të afërt ndërmjet shteteve dhe promovimin e kulturës së tyre. Gjithashtu, parashihet emitimi falas i programit të RTVM-së në Bullgari, dhe e TKB-së në Maqedoni./Telegrafi/