Site icon Telegrafi

Pritet të rritet paga mesatare në Greqi

Sipas ministres të Punës, Effie Achtsioglou, qeveria greke do të rrisë pagën minimale, e cila hynë në fuqi më 1 shkurt.

Achtsioglou tha se kryeministri Alexis Tsipras do ta shpall vendimin.

“Rritja do të zbatohet që nga 1 shkurti. Raporti i komitetit të ekspertëve do të propozojë një rritje që varion nga 5-10 për qind. Ne po synojmë një rritje edhe më të madhe, dhe ne besojmë se ekonomia greke mund të përgjigjet. Kryeministri do të shpallë vendimin përfundimtar”, tha Achtsioglou.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se “tkurrja e pagave dhe të drejtave të punës, siç shihet gjatë periudhës 2010-2014, çoi në një rënie të kërkesës brenda ekonomisë greke dhe është një masë anti-rritje”.

“Shtrirja e pagave, në një ekonomi të tillë si ajo e Greqisë, kontribuon në përshkallëzimin e papunësisë dhe një gjendje recesioni”, shtoi ajo.

Achtsioglou më tej vuri në dukje se “pozita jonë, e cila konfirmohet nga gjetja, është se rritja e të ardhurave të punonjësve nga njëra anë ndihmon në krijimin e një shpërndarjeje më të drejtë të pasurisë së gjeneruar. Nga ana tjetër, ajo jep një nxitje për kërkesën e brendshme dhe në këtë kuptim do të jetë një faktor rritjeje, një levë për rritjen ekonomike”.

Lexo po ashtu Greqia nuk arrin objektivin buxhetor gjatë vitit të kaluar

Qeveria e Greqisë arriti një suficit primar buxhetor prej 3.16 miliardë eurosh në vitin 2018, ndonëse ishte nën objektivin për shkak të ardhurave më të ulëta. /Telegrafi/

Exit mobile version