Bashkimi Evropian thotë se do të ketë një reagim të shpejtë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendos tarifa importi për automjetet evropiane dhe pjesët e tyre të këmbimit.
Departamenti i Tregtisë i SHBA-së i paraqiti Shtëpisë së Bardhë rezultatet e hetimit të tij mbi efektet e importimit të automjeteve dhe pjesëve të tyre për sigurinë kombëtare të vendit, të cilat mund të çojnë në rritjen e tarifave.
“Komisioni Evropian është në dijeni për përfundimin e një hetimi nga Departamenti amerikan i Tregtisë për çështjen nëse importimi i makinave përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Nëse ky raport shpie në veprime të dëmshme për eksportet evropiane, Komisioni Evropian do të reagojë në mënyrë të shpejtë dhe të përshtatshme”, shprehet zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësi shtoi se BE-ja do të respektojë angazhimin e saj të përbashkët me SHBA-në, për sa kohë që Washingtoni nuk merr masa që çojnë në vendosjen e pengesave tregtare.
Gara e aksioneve të makinave evropiane këtë vit mund të përbëjë një goditje për evropianët, gjë e cila vjen si një pengesë nga SHBA-ja për importin e makinave dhe rritjen e tarifave. /Telegrafi/