Telegrafi

Pritet të inicohet procedurë në Gjykatën Kushtetuese ndaj kryetarit Ivanov

Në një konferencë shtypi, Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM) konsideron se kryetari Gjorge Ivanov, nuk është në gjendje që ta kryej funksionin që e ka, pasi që dyshojnë se ai nuk njeh atë çfarë është interes shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prandaj, LPM-ja do të inicojë në Gjykatën Kushtetuse, për të nisur procedura të rishikimit të mundësive, nga të cilat, kryetari nuk mundet të kuptojë rëndësinë e interesit shtetëror dhe të qytetarëve, që mund të ndikojë në pengimin që ta kryej funksionin e tij.

LPM-ja e bazon këtë iniciativë në Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese dhe se gjykatësit duhet të vendosin në bazë të akteve, gjetjeve, mendimeve të ekspertëve dhe profesionistëve mjekësor ose institucione tjera./Telegrafi/