Komuna e Podujevës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë filluar realizimin e projektit të klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave.
Në kuadër të këtij projekti tashmë është duke u bërë ndarja e mbeturinave në Shkollën “Ibrahim Rugova” në qytet.
“Fillimisht në fokus janë shkollat, në mënyrë që brezi më i ri të mësojë sistemin dhe ta përcjellë atë. Deri në fund të vitit, planifikojmë të kemi ndarjen e mbeturinave në të gjitha shkollat e Podujevës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Podujevës.
Gjithashtu, njoftohet se riciklimi do të bëhet standard në Podujevë dhe në të gjithë Kosovën, ashtu siç është në BE./Telegrafi/