”Maqedonia përgatitet për buxhetin e vitit 2018 dhe për këtë janë bashkuar ekipe ekspertësh për të gjetur mjete për shumë projekte”. Kështu thonë nga Ministria e Financave në Maqedoni.
Deri në fillim të nëntorit priten analiza të të gjithë hyrjeve nga taksapaguesit dhe analiza e projeksioneve për muajt nëntor dhe dhjetor për të gjetur një formulë sa më të përshtatshme për vitin që vjen.
Viti 2018 sipas Dragan Tevdovskit pritet të jetë më i rëndësishëm për vendin. Maqedoni pritet të jetë e qetë, pa kriza politike dhe ekonomike dhe do të tentohet rritje ekonomike.
”Edhe vitin e ardhshëm gradualisht do të shkurtojmë harxhimet e panevojshme të zyrtarëve shtetërorë, për t’u dhënë shancë projekteve zhvillimore dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.” shton Tevdovski.
”Rritja e pagës minimale do të ndikojë në ekonominë e vendit. Për këtë ne veçse kemi ndarë 90 milionë denarë në muaj (1.5 milionë euro). Me këtë ne duam të ju ndihmojmë 70 mijë personave që ishin me pagë minimale prej 9 mijë denarë.” përfundon Tevdovski. /Telegrafi/