Barcelona ka konfirmuar se Sergio Aguero do ta sqarojë të ardhmen e vet në futboll nesër (e mërkurë) në një konferencë për media në “Camp Nou”, pas telasheve me zemër.
Mediat spanjolle pretendojnë se Aguero do ta njoftojë pensionimin nga futbolli gjatë asaj konference, pasi nuk është më në gjendje të luajë futboll profesional.
“Këtë të mërkure (në orën 12:00), Sergio Aguero do të paraqitet (në një konferencë për media) në ‘Camp Nou’ për ta sqaruar të ardhmen e vet. Në konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor.
Aguero nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e tij, andaj më e mira për të është që të pensionohet. /Telegrafi/
❗ @aguerosergiokun will give a statement on his future from Camp Nou at 12pm CET on Wednesday December 15. The first-team football player will be joined by FC Barcelona president, Joan Laporta. pic.twitter.com/PcgpeuytCZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 14, 2021