Site icon Telegrafi

Pritet një sezon mjaft interesant në elitën e femrave në basketboll

(Foto: basktbolli.com)

Edicioni i ri në elitën e femrave pritet të jetë shumë interesant, për shkak të përforcimeve që kanë bërë tri skuadrat që do të luftojnë për titull, Prishtina, Bashkimi dhe Penza.

Në edicioni e kaluar, tri trofetë shkuan për tri skuadra, duke e bërë një nga edicionet më konkurruese dhe më interesante në dekadën e fundit.

Titullin e fitoi Penza e Pejës, Kupën e fitoi Prishtina dhe Superkupën, Bashkimi nga Prizreni.

Skuadra pejane ka humbur lideren Arbnore Përqukun, e cila ka kaluar te Prishtina, ndërsa do të mbështetet në kapitenen e saj Valbon Bytyqi. Penza gjithashtu ka rikthyer Jeta Zekën, si dhe u përforcua me Sihana Ramojën, e cila së fundi ishte te Trepça dhe Gresa Berishën nga Vëllaznimi, ndërsa emri i fundit është Briana Williams.

Prishtina përveç Arbnore Përqukut ka rikthyer edhe Marigona Rushitin, ndërsa u përforcua me basketbollisten nga Ferizaj, Agnesa Rrahmanin. Nga skuadra prishtinase drejt Olympiacosit u largua Alexis Tolefree, kurse erdhi Sarah Mgbaike nga Vëllaznimi.

Bashkimit drejt Superligës së Turqisë iu largua Saranda Daci, por skuadra prizrenase u përforcua me Era Shatrin nga Prishtina, si dhe Besjana Martinaj, kurse vazhduan me lojtaret vendore, duke përfshirë Irma Konjushën dhe Ulpiana Emrën. Bashkimi u përforcua edhe me Cox Tequana, Barnes Ines dhe Gilbert Kymee.

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës te femrat do të zhvillohet më 9/10 tetor, ndërsa Superkupa e Kosovës zhvillohet më 4/5 tetor.

Ndërkohë, Superkupa Mbarëkombëtare do të zhvillohet më 13/14 tetor, kurse xhiroja e parë në Ligën Unike do të zhvillohet 20/21 tetor.

Exit mobile version