Site icon Telegrafi

Pritet mirë sfilata e Oriolës me bikini

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Nuk ka dyshim që Oriola Marashi bën pjesë në listën e modeleve më të bukura shqiptare. Ndërsa së fundmi, ajo i ka kaluar kufijtë duke u bërë pjesë brendit të popullarizuar, “Guess”.

Ajo i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale që janë realizuar në sfilatën e saj për brendin e njohur amerikan.

“Gjithmonë kam ëndërruar dhe kam punuar shumë për këtë moment, dhe që të jem në gjendje ta përjetoj këtë me këtë ekip mahnitës që ka qenë një bekim në jetën time!”.

Lexo po ashtu Oriola Marashi bëhet pjesë e brendit botëror "Guess": E kam ëndërruar këtë moment
Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

“E lumtur që jam modele Guess”, kishte shkruar më herët bukuroshja lidhur me angazhimin e saj në njërin prej brendeve më të popullarizuara në botën e modës “Guess”.

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Ka qenë hera e parë që Oriola sfilon në një pistë mode e veshur me bikini, ndërsa lë përshtypjen se e ka bërë këtë për vite të tëra. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version