Gjatë kësaj jave, yje të shumta të estradës shqiptare lansuan projektet e tyre të fundit.
Njëra prej tyre është edhe këngëtarja Dhurata Dora, kjo e fundit e pëlqyer nga një shumicë e njerëzve.
Bukuroshja brune zgjodhi që të publikojë një baladë kësaj here, të titulluar “Harrom”.
Për instrumentalin e saj është përkujdesur Panda Music, kurse teksti unik është shkruar nga vet ajo, me ndihmën e Tonic dhe Denk.
Për vetëm dy ditë, Dhurata ka arritur që të grumbullojë mbi 1.7 milion klikime në platformën e popullarizuar YouTube.
Po ashtu në rrjet po qarkullon kudo kjo këngë, fansat e së cilës po argëtohen nën tingujt e muzikës së re.
Ndërkohë, para pesë muajsh ajo publikoi projektin “Fajet”, në bashkëpunim me reperin Azet. /Telegrafi/