Site icon Telegrafi

Pritet mirë projekti muzikor “Alo” nga Gjesti

Gjesti Foto: Instagram/gjestt

Gjesti është tashmë emër mjaft i njohur për audiencën shqiptare.

Ai rreth një viti më parë u bë tejet i popullarizuar me këngën e tij “Idiote”, e cila rezultoi të jetë një hit i vërtetë.

Ndërkohë, para një jave ai solli në treg projektin e fundit, që deri më tani në kanalin YouTube ka arritur mbi dy milionë klikime.

“Alo” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Granit Gashi.

Tekstin e ka shkruar vet ai, kurse për xhirimet e klipit ku shfaqet me plot stil u përkujdes XL Films.

Vlen të përmendet se Gjesti vitin që lamë pas u bë sensacion, duke grumbulluar me miliona klikime në platformat digjitale. /Telegrafi/

Exit mobile version