Gjatë ditës së djeshme (e enjte) u lansuan një sërë projektesh nga artistët shqiptar.
Por, njëri prej tyre mori vëmendje më të madhe, i cili i takon këngëtares Kida dhe reperi Samra.
Dyshja zgjodhën që të bashkojnë forcat, për të sjell një projekt shumë të veçantë.
“Lila” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdes producenti Mixey.
Kënga u publikua në të gjitha rrjete sociale, duke grumbulluar me mijëra klikime.
Ndërkohë, vetën në YouTube “Lila” deri më tani ka arritur të marrë mbi gjysmë milionë klikime.
Vlen të përmendet se edhe në klip dyshja patën një paraqitje të mrekullueshme. /Telegrafi/