Dafina Zeqiri publikoi ditë më parë projektin e ri të saj muzikor.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një imazh në rrjetet sociale ku duket sensuale pas lansimit të klipit.
Në fakt, klipi po ashtu tejet sensual i punuar nga Elena Kelmendi me një ekip të madh, u prit mirë.
Tashmë projekti ka mbi gjysmë milionë klikime të arritura në pak orë që nga lansimi.
Këngatarja e punoi këtë projekt me BledBeats, ndërsa tekstin e ka shkruar vet me Arianit Palajn.
Dafina kështu rikthehet fuqishëm pas hitit “Alo” që u prit po ashtu mirë nga publiku. /Telegrafi/