Telegrafi

Pritet mirë “Për një dashuri” e Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut

Ditë më parë, këngëtarët e njohur të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu, publikuan këngën e re “Për një dashuri”.

Ky projekt është një ripërpunim modern i këngës së dikurshme të Ermalit, “Për një dashuri”, të cilën e kishte lansuar në vitin 2005.

Kënga u mirëprit nga publiku dhe vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e 2.3 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Ermal Fejzullahu dhe Butrint Imeri (Foto: YouTube)

Për përpunimin e muzikës është përkujdesur producenti Rzon.

Lexo po ashtu Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu publikojnë bashkëpunimin "Për një dashuri"

Projekti erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.

Ndërkaq, të dy artistët janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/