Telegrafi

Pritet mirë “Oh Bir” nga Agon Amiga

Agon Amiga lansoi ditë më parë projektin e tij të ri.

Kënga titullohet “Oh Bir” dhe është lansuar shpejt pasi reperi publikoi një tjetër projekt kohë më parë.

U mendua të jetë një diss për një pjesë të madhe të skenës që kritikuan Babastars.

Kënga ka arritur afro 400 mijë klikime në pak ditë të publikimit.

Projekti u punua nga Agon Amiga dhe Torch Music, kurse producent ekzekutiv është Marshall Jungle.

Agon Amiga pritet të bëjë gati publikimin e albumit të tij të ri.

/Telegrafi/