Site icon Telegrafi

Pritet mirë “Një herë në jetë” e Cricket dhe Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Producenti i njohur Cricket dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ditë më parë prezantuan projektin e ri muzikor.

“Një herë në jetë” mban titullin kënga e tyre, e cila u lansua saktësisht më 24 mars dhe për vetëm gjashtë ditë ka kaluar shifrën e 3.3 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Kjo njëherësh është shndërruar në hit të momentit derisa po qëndrojmë të vetë-izoluar nga pandemia e coronavirusit.

Projekti është punuar në studion “Friends Entertainment” të Cricket, ku tashmë qëndron prapa shumë hiteve muzikore shqiptare.

Lexo po ashtu Cricket dhe Dafina publikojnë këngën e re "Një herë në jetë"

Dafina ka rrëmbyer vëmendje të madhe në klipin e ri me paraqitjen e mahnitshme e po ashtu edhe me stilin e veçantë të saj.

Këngëtarja Zeqiri gjithashtu këtë kohë është duke e shfrytëzuar mjaft shumë, pasi ka filluar punën për albumin e ri.

Ajo nuk ka lënë anash as këshillat e mesazhet përmes rrjeteve sociale drejtuar fansave të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version