Këngëtari Dod Kalaj në qershor solli për publikun këngën e tij më të fundit “Vetëm fjalë”.
Kënga është punuar në muzikë dhe orkestrim nga Duo Bass Records, gjersa për tekstin është kujdesur Agon Latifi.
“Vetëm fjalë” është vizualizuar edh me një klip, në të cilin këngëtari është sfaqur me një performancë mjaft të veçantë.
Vlen të përmendet se ky projekt i tij muzikor është pritur mirë nga publiku, dhe kjo vërehet edhe nga klikimet dhe komentet e shumta në YouTube.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë me prurje të reja e mbrëmje muzikore të shumta. /Telegrafi/