Site icon Telegrafi

Pritet mirë kënga “Paname” nga Ardian Bujupi

Ardian Bujupi Foto: YouTube

Ai është ndër këngëtarët shqiptar që pëlqehet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për Ardian Bujupin, i cili kohëve të fundit ka rezultuar aktiv me prurjet e reja muzikore.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) ai solli në treg këngën “Paname”, për të cilën kishte paralajmëruar kohë më parë.

Me një klip dhe tekst interesant të projektit, duket se menjëherë prodhimtaria ka filluar të pëlqehet.

Brenda një ditë, ai ka arritur të grumbullojë afër 300 mijë klikime në kanalin e njohur, YouTube.

Theksojmë se artisti është i njohur edhe për bashkëpunime, që kanë rezultuar tejet të suksesshme gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version