Telegrafi

Pritet mirë kënga “Ma shumë” e Ana Kabashit

Ana Kabashi (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Ma shumë”.

Kënga, e cila u publikua më 21 gusht, u prit shumë mirë nga publiku dhe reagimet e publikut ishin tejet pozitive.

Duke qenë se kanë kaluar vetëm pak ditë nga lansimi i këtij projekti, tanimë ka filluar të shpërndahet gjithandej nga fansat e miqtë e Kabashit.

Ana Kabashi (Foto: YouTube)

Krahas projektit, Ana ka rrëmbyer vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive dhe vallëzimin tërheqës që sjell në klip.

Ndërkohë projektin e gjeni të kompletuar në kanalin zyrtar të ‘Onima’ në platformën YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana përndryshe vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer në skenë, një artiste me vokal e stil të veçantë. /Telegrafi/