Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dhurata Dora, dje publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Ferrari”.
Kjo këngë ritmike u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat që tashmë numëron jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Projekti akoma pa u bërë 24 orë ka arritur të grumbullojë mbi gjysmë milion klikimesh në platformën YouTube.
Krahas kësaj, reagimet ishin të menjëhershme dhe mjaft pozitive në komentet që i janë bërë në rrjetet sociale.
Kënga ndërkohë u kompozua nga Djr Beatz, Tonic, Bannzz dhe Avaxus, derisa tekstin e kanë shkruar; Dhurata Dora, Tonic dhe Denk.
Artistja e njohur mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen atraktive e mjaft tërheqëse në klip.
Dhurata po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe si për stilin e saj të të kënduarit e po ashtu edhe për pamjen e jashtme. /Telegrafi/