Telegrafi

Projekti i ri i Yll Limanit “9” arrin një milion klikime në YouTube brenda një dite

Foto: Yll Limani/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani gjatë vikendit që lamë pas u rikthye me një projekt të ri muzikor.

Kënga mban titullin “9” u lansua të shtunën (9 prill) që u shoqërua edhe me një klip të veçantë.

Projekti i ri është i zhanrit R&B dhe për muzikën e të cilit u kujdesën Ylli bashkë me Fatjon Miftari.

Foto: Yll Limani/Instagram

Ndërsa, tekstit po ashtu nga vet Ylli, në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.

Kënga po pritet mirë dhe brenda një dite ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Pas komenteve pozitive, Yll postoi një foto të re në Instagram të shkëputur nga xhirimet e klipit.

“Unë kur i shoh të gjithë duke e pëlqyer 9”, ka shkruar 27-vjeçari.

Lexo po ashtu Yll Limani publikon këngën e re "9"

Ndërkohë, Ylli mbetet gjithashtu i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë kësaj periudhe të vitit. /Telegrafi/