“Trëndafil” mban titullin kënga më e re e Blake që është realizuar me videoklip.
RZON qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën, ndërsa Don Gima e ka bërë miksimin dhe masterizimin.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Boulevard Films që e ka bërë regjinë dhe xhirimin e videos muzikore.
Kënga është pritur mirë nga fansat e Blake, të cilët e kanë shikuar edhe videoklipin e publikuar në YouTube.
“Malli” ka qenë një prej projekteve më të fundit të Blake, e cila ishte publikuar me videoklip.
Muzika ishte realizuar po ashtu nga RZON, ndërsa vet këngëtari ishte kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës.
Videoklipi i lansuar në muajin qershor numëron afro 3.5 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/