Telegrafi

Pritet mirë “Harrom” nga Yll Limani, arrin një milion klikime

Yll Limani (Foto: Instagram/YllLimani)

Këngëtari Yll Limani po shijon një nga momentet më të mira në karrierën e tij.

Ylli i muzikës RnB publikoi ditë më parë projektin “Harrom”.

Kënga është punuar në muzikë e tekst nga Yll Limani.

Yll Limani (Foto: YouTube/Onima)

Ndërkaq, projekti është punuar në muzikë nga Gëzim Lazri dhe Fatjon Miftari bashkë me Lorenc Aliajn.

Videoklipi ku këngëtari shfaqet mjaft sensual është punuar nga Imagine Films.

Yll Limani kështu vazhdon me projektet e tij të suksesshme.

Kënga më e suksesshme e tij mbetet bashkëpunimi me Majkun. /Telegrafi/