Telegrafi

Pritet mirë “Gjoni”, për vetëm tri ditë mbi 1.5 milion klikime për këngën e re të Gjikos

Foto: YouTube

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, të dielën (17 prill) solli projektin e ri muzikor të quajtur “Gjoni”.

Kënga e artistit të popullarizuar ishte e shoqëruar me një videoklip të veçantë, gjersa iu këndoi hasmërive farefisnore të familjeve shqiptare.

Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku duke qenë se trajtoi një temë mjaft të ndjeshme, dhe për vetëm tri ditë kaloi shifrën e mbi 1.5 milion klikimeve në platformën YouTube.

Për klipin ndërkohë u përkujdes regjisori i njohur, Valon Aziri me tekst të shkruar nga vet Gjiko.

Lexo po ashtu Gjiko iu këndon hasmërive farefisnore të familjeve shqiptare në këngën e tij të re "Gjoni"

Në video mes tjerash nuk munguan as elementet tradicionale si oda e burrave e flamuri kombëtar.

Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh dhe siç shihet i kishte munguar në masë të madhe publikut.

Sidoqoftë, ai i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/

Gjiko (Foto: YouTube)