Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, të dielën (17 prill) solli projektin e ri muzikor të quajtur “Gjoni”.
Kënga e artistit të popullarizuar ishte e shoqëruar me një videoklip të veçantë, gjersa iu këndoi hasmërive farefisnore të familjeve shqiptare.
Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku duke qenë se trajtoi një temë mjaft të ndjeshme, dhe për vetëm tri ditë kaloi shifrën e mbi 1.5 milion klikimeve në platformën YouTube.
Për klipin ndërkohë u përkujdes regjisori i njohur, Valon Aziri me tekst të shkruar nga vet Gjiko.
Në video mes tjerash nuk munguan as elementet tradicionale si oda e burrave e flamuri kombëtar.
Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh dhe siç shihet i kishte munguar në masë të madhe publikut.
Sidoqoftë, ai i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/