Telegrafi

Pritet mirë “Benz” nga R-jan, 100 mijë për 24 orë

Reperi nga Prishtina, R-jan, ditë më parë publikoi projektin e ri të tij.

“Benz” është projekti nga reperi emri i vërtetë i të cilit është Arjan Sjarina.

Benz është punuar nga Big Deal Records, në tekst të vet reperit.

Videoklipin e ka realizuar XL Films, teksa në këtë video promovohen vetuar të shtrenjta dhe ka skena provokative.

Qysh në orët e para projekti është pëlqyer nga publiku, teksa reperi mori përkrahje nga një pjesë e madhe e estradës që shpërndanë projektin.

R-jan pritet të publikojë edhe bashkëpunime së shpejti, teksa së fundmi ishte i përfolur për incidentin me reperin Fero, të cilin pranoi publikisht se e rrahu.

Ndërkaq, projekti i lansuar në shkurt “Bang Bang” ka afro gjysmë milionë klikime. /Telegrafi/