Aaron Ramsey duket se do të largohet nga Juventusi më shpejtë se që është pritur.
Mesfushori uellsian iu bashkua kampionëve të Italisë në afatin kalimtar veror nga Arsenali si transferim i lirë.
29-vjeçari megjithatë ka hasur në vështirësi të përshtatet me futbollin e Zonjës së Vjetër.
Ramsey ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola.
Tuttosport ka raportuar se uellsiani po mendon largimin në verë nga Zonja e Vjetër, për tu rikthyer në Angli.
Gjithnjë sipas mediumit italian që është i afërt me Juventusin, për lojtarin ka oferta nga Anglia, por që emrat e klubeve nuk janë bërë me dije.
Besohet se Manchester United dhe Everton janë dy skuadrat që kanë shfaqur më së shumti interesim për lojtarin.
Juventus pritet të fitojë shumë nga shitja e lojtarit që e mori falas, pasi Zonja e Vjetër mendon ta shesë atë për një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/