Telegrafi

Pritet intervistimi i Haradinajt dhe Krasniqit në Hagë

Kryeminstri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sot gjatë orëve të para të paradites priten të intervistohen nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë.

Siç raporton RTV Dukagjini, intervistimi do të zhvillohet së shpejti, mirëpo nuk ka të dhëna se në çfarë cilësie do të merren në pyetje Haradinaj dhe Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Sepciale.

Ndërkohë, të martën është intervistuar ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.

Sipas raportimit të RTV Dukagjinit, Buja nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit, si dhe intervisitmi i tij ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. /Telegrafi/