Telegrafi

Pritet atmosferë e zjarrtë sot në Prizren në duelin Bashkimi-Sigal Prishtina

Ndeshja e dytë finale e Play-Off të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet sot në ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Portokallinjtë kanë triumfuar në ndeshjen e parë të luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet me rezultat 76:66, ndërsa tani pritet që bardhekaltrit të bëjnë maksimumin për ta barazuar serinë finale.

Megjithatë në anën tjetër nuk duhet harruar atmosferën që pritet të mbretërojë sot në Prizren, duke u nisur nga fakti se sa herë takohen këto dy skuadra palestra është e stërmbushur dhe ashtu pritet të jetë edhe sonte.

Ekipi që shënon 3 fitore shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Kampione në fuqi është Sigal Prishtina.